WordPress bllokohet në Pakistan

Autoritetet e telekomunikacionit në Pakistan u kanë kërkuar ofruesve të shërbimeve të internetit të bllokojnë qasjen në WordPress.com. Si pasojë e kësaj, uebfaqja zyrtare e kësaj platforme dhe blogjet...

WordPress bllokohet në Pakistan

Autoritetet e telekomunikacionit në Pakistan u kanë kërkuar ofruesve të shërbimeve të internetit të bllokojnë qasjen në WordPress.com. Si pasojë e kësaj, uebfaqja zyrtare e kësaj platforme dhe blogjet e tjera me WordPress nuk mund të ngarkohen në Pakistan.

WordPress bllokohet në Pakistan1

Pamje e paraqitur më lartë aktualisht shfaqet tek të gjithë përpjekjet që bëhen me qëllim për të pasur qasje në WordPress.

Qeveria e Pakistanit ka një histori të gjatë rreth bllokimeve të uebfaqeve, përfshirë edhe ato gjigande si Facebook, Flickr, IMDb, Twitter dhe Wikipedia. Megjithatë, për bllokimin e fundit, qeveria ka thënë se është i përkohshëm, por ashtu siç është rasti me uebfaqen për video- YouTube, bllokimi është duke vazhduar ende.

Sidoqoftë, tani është konfirmuar nga qeveria e Pakistanit se bllokimi do të zgjatë vetëm dy ditë dhe është bërë pasi që uebfaqet e tilla posedojnë përmbajtje inflamatore dhe blasfemuese./itShqip

RELATED BY