Worm që infekton Yahoo! Messenger dhe Skype

Hulumtuesit e Sigurimit paralajmërojnë se një Worm i ri është lëshuar me synim përdoruesit e mesazheve të çastit. Më saktësisht përdoruesit e Yahoo! Messenger (Y) dhe Skype, sulmet përdorin...

Hulumtuesit e Sigurimit paralajmërojnë se një Worm i ri është lëshuar me synim përdoruesit e mesazheve të çastit. Më saktësisht përdoruesit e Yahoo! Messenger (Y) dhe Skype, sulmet përdorin një teknikë të ashtuquajtur “Social Engeneering”, për të mashtruar viktimat, ku ndër to mund të jesh dhe ti. Mesazhet e përdorur për të joshur viktimat potenciale janë më joshës dhe varion me çdo sulm. “Does my new hair style look good? bad? Perfect? “, ose “My printer is about to be thrown through a window if this pic won’t come our right. You see anything wrong with it?”, këto janë thjesht dy shembuj. Gjithashtu URL-ja që shfaqet në mesazh përfundon me .JPG, kjo lidhje të ridrejton në një faqe të ngjajshme me rapishare.com të quajtur tinyfilehost.com. Me klikimin e butonit Download në faqe, shkakton një shkarkim të një arkiv të quajtur “NewPhoto024.JPG.zip”. Mbrenda arkives gjindet nje .COM MSO-DOS skedar ekzekutues ndryshe i quajtur NewPhoto024.JPG_www.tinyfilehost.com, që instalon një backdoor të quajtur Tofsee, Flot ose Skyhoo, varet nga antivirusi juaj. Rreziku është aq i madh saqë BitDefender e panë të arsyeshme të leshojnë removal tool të posacme për këtë Worm. Dhe tani sa jam duke e shkruar kete artikull, ende ka antivirus qe nuk e njohin si virus kete Worm, shikoni:

http://www.virustotal.com/analisis/6c8f82e40c7b4f

Pamja e virusit:

Categories
Lajme

Itshqip.com, është portal shqiptarë për teknologji informative, i cili me konceptin, punën dhe dizajnin dukshëm dallohet nga portalet tjera në ueb hapësirën shqiptare, duke i pranuar dhe përdorur zgjidhjet më të reja digjitale për të promovuar IT përmbajtje sa më të mirë.
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY