WoW:Cataclysm thyen rekord përsëri.

Cataclysm, vazhdimi tretë i lojës masive online World of Warcraft, u bë lojra më e shitur për Pc vetëm për një muaj, diku mbi 4.7 milionë kopje të shitura,...

Cataclysm, vazhdimi tretë i lojës masive online World of Warcraft, u bë lojra më e shitur për Pc vetëm për një muaj, diku mbi 4.7 milionë kopje të shitura, secila nga kopjet ka kushtuar 40 dollarë, dmth kjo rezulton ose arrin një çmim prej 188 milion dollarë. Interesante, vetëm në ditën e parë ishin shitur diku 3.3 milion, gjithashtu një numër rekord të shitjeve për një ditë.

Pritet që shitjet e lojrës eventualisht të arrijnë mbi 10 milionë, duke marë parasysh se Blizzard Entertainmend thotë se World Warcraft është lojra më e madhe online, dhe ka 12 milion lojtarë, të cilëve ju duhet ose kanë nevojë për zgjerim nëse dëshirojnë të vazhdojn të luajn. Edhe pse do ta blejnë lojrën, lojtarët do të paguajn 15 dollarë tarifë mujore.

Vazhdimi tretë i World of Warcraft, Cataclysm arriti me një ridizajnë të lojrës 6 vjeçare në drejtim të ndryshimit të zonave, prezentim të disa misoneve të reja, dy raca të reja (tani gjithsej 12), dhe klasa të reja për lojë, duke bërë kështu lojrën si “më ambicioze dhe më të zgjeruar”, thotë Blizzard.

RELATED BY