Xhaketa e çuditshme solare nga Hilfiger mbush baterinë e telefonit tuaj

Jeni diku larg qytetit dhe telefoni ju lajmëron që ka nevojë të mbushet duke ju lënë të mërzitur, vetmuar dhe jashtë aplikacioneve të pëlqyera nga ju. Por prisni, është...

Xhaketa e çuditshme solare nga Hilfiger mbush baterinë e telefonit tuaj

Jeni diku larg qytetit dhe telefoni ju lajmëron që ka nevojë të mbushet duke ju lënë të mërzitur, vetmuar dhe jashtë aplikacioneve të pëlqyera nga ju. Por prisni, është viti 2014 dhe e vetmja gjë që duhet të bëni është vendosja e telefonit tuaj të mençur në xhaketë dhe fillon mbushja e baterisë. Pra, ky është visioni i kompanisë së rrobave të Tommy Hilfiger për mbushjen e telefonave.

Në bashkëpunim me kompaninë solare Pvilion, xhaketa e re nga Tommy Hilfiger përmban 7 deri në 10 panele solare mbrapa për të akumuluar energjinë e mbledhur nga rrezet e diellit në një depozitë speciale energjie që mund të grumbulloj deri në 6000 mAh energji. Bateria mund të lidhet me dy pajisje përmes USB-së derisa ju keni të veshur xhaketën e furnizuar me energji. Tommy nuk ka dhënë detaje për kohën që merr deri në mbushjen e baterisë, por ja vlen të thuhet që bateria dhe panelet plotësisht mund  të largohen për larjen e xhaketës si dhe bateria mund të mbushet edhe nga prizat e normale.

Xhaketa e çuditshme solare nga Hilfiger mbush baterinë e telefonit tuaj1

Gjithsesi duhet  t’a pranojmë që është diqka vërtetë mahnitëse, por në përgjithësi nuk duket edhe tërheqëse. Derisa këtu janë dy versione të xhaketës, për meshkuj dhe për femra, ne e kemi vështirë të besojmë që çdo person do ndihet mirë nëse vesh këtë xhaketë në publik. Megjithatë, nëse nuk e keni problem të paguani 599 dollarë për diçka padyshim të shëmtuar, por vetëm të nxehtë, atëherë vështirë që do e veshni./itShqip

RELATED BY