Xiaomi me dyqan ndërkombëtar për aplikacione

Xioami ka pasur shumë sukses me dyqanin e aplikacioneve në Kinë, që tani është dyqan ndërkombëtar duke ju lejuar zhvilluesve nga Hong Gong, Tajvan, dhe Singapore të tregojnë produktet...

Xiaomi hap dyqanin ndërkombëtar për aplikacione

Xioami ka pasur shumë sukses me dyqanin e aplikacioneve në Kinë, që tani është dyqan ndërkombëtar duke ju lejuar zhvilluesve nga Hong Gong, Tajvan, dhe Singapore të tregojnë produktet e tyre. Dyqani i aplikacioneve të kompanisë kineze ka mesatarisht 50 milionë shkarkime në ditë. Kjo shifër përfshin edhe shkarkimet e më shumë se 3000 aplikacioneve të ndërtuara për tabletin Xiaomi Mi Pad.

Së fundi, Xiaomi festoi 10 milionë shkarkimet që arriti të merr me dyqanin kinez për aplikacione. Që nga fillimi i këtij viti deri në Tetor, kompania ka paguar 60 milionë dollarë për zhvilluesit. Kjo është arsyeja pse Xiaomi është duke hapur dyqanin e aplikacioneve në marketet globale.

Xiaomi dhe kompanitë e tjera që përfitojnë nga Google kanë vendosur që të mbajnë Play Store largë nga Kina. Por, tregu kinez është shumë i madh për kompaninë Google të qëndrojë jashtë përgjithmonë, gjithashtu ka disa spekulime për një rikthim të mundshëm. Kjo ndoshta do ta shqetësojë pak dyqanin e aplikacioneve të kompanisë Xiaomi, por edhe të jetë si aplikacion 3rd party nuk është edhe keq. Aktualisht, e gjithë kjo është vetëm supozim pasi që Xiaomi ka ende mundësinë për të ngrituar edhe më shumë numrin e shkarkimeve të aplikacioneve nga dyqani i tyre./itShqip

Categories
Software

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY