Xiaomi është duke u bërë fuqi teknologjike

Xiaomi ishte padyshim njëra prej kompanive më me ndikim në industrinë e telefonave të mençur në vitin 2014. Duke ofruar telefona të mençur me teknologji të lartë dhe çmim...

Xiaomi është duke u bërë fuqi teknologjike

Xiaomi ishte padyshim njëra prej kompanive më me ndikim në industrinë e telefonave të mençur në vitin 2014. Duke ofruar telefona të mençur me teknologji të lartë dhe çmim të ulët, kompania kineze arriti të bëhej shqetësuese për rivalët e saj duke pësuar një rritje gjithëpërfshirëse në industrinë e telefonave të mençur.

Si rezultat i kësaj, kompania kohëve të fundit u vlerësua dukshëm me 45 miliardë dollarë, një shumë e kompanisë teknologjike që është tejkaluar vetëm nga rrjeti social Facebook. Me shtrirje ndërkombëtare, aksione vërtetë të fryera dhe para të mëdha në investime, Xiaomi është në udhën e duhur për tu bërë një kompani me ndikim në mbarë botën.

Ndryshe nga kompanitë e tjera, Xiaomi është e përqendruar në zhvillim softuerik dhe ekosistem të gjerë, të cilat janë pjesë të mëdha të kompanisë. Sipas raporteve të fundit, kompania Xiaomi tani ka 85 milionë përdorues të sistemit operativ MIUI, transmeton ITshqip.com.

Xiaomi mund të jetë ende emër i panjohur për dyqanet perëndimore, por kjo nuk do të thotë se është më pjesë e kompanive të vogla kineze. Kompani tani ka pjesën e saj të tregut, strategjinë dhe mbështetjen financiare për të vazhduar edhe më tej rritjen e saj të shpejtë në industrinë e telefonave të mençur. Xiaomi pritet të jetë kompania për të cilën të gjithë do të dëgjojnë gjatë vitit 2015./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY