Xiaomi Mi Note, fableta më e fuqishme se iPhone 6 Plus

Krijuesi i telefonave nga Kina Xiaomi, që kohëve të fundit arriti vlerën 1 miliardë dollarë, ka lansuar telefonin e ri të mençur Mi Note. Mi Note është një pajisje...

Xiaomi Mi Note, fableta më e fuqishme se iPhone 6 PlusKrijuesi i telefonave nga Kina Xiaomi, që kohëve të fundit arriti vlerën 1 miliardë dollarë, ka lansuar telefonin e ri të mençur Mi Note.

Mi Note është një pajisje me ekran 5.7 inç, i krijuar posaçërisht si një konkurrent me iPhone 6 Plus që posedon ekran 5.5 inç. Fableta Mi Note është pashëm, ka korniza të ndërtuara nga metali që ndajnë nga ekrani i lakuar me Gorilla Glass 3.

Ashtu siç Engadget kishte theksuar, kompania nuk turpërohet nga krahasimi i fabletit Mi Note me pajisjen iPhone 6 Plus, duke cekur gjatë prezantimit se është më i hollë (6.95mm) dhe më i lehtë (161g) sesa pajisja nga Apple, transmeton ITshqip.com.

Xiaomi Mi Note, fableta më e fuqishme se iPhone 6 Plus1

Pajisja vjen në disa variante, modeli bazë që do të fillojë shitjet në Kinë që nga 27 Janari, vjen me ekran 1080p, procesor katër- bërthamor 2.5GHz, 3GB RAM, kamerë frontale 4 megapiksel, 13 megapiksel kamerën prapa, dhe posedon dy hapësira për SIM karta.

Një funksion tjetër që shquhet tek pajisja është përdorimi i Savre DAX dhe Dual Audio Amps, që premtojnë një kualitet të zërit të mrekullueshëm si në kufjet e vogla ashtu edhe tek ato më të mëdha.

Xiaomi Mi Note, fableta më e fuqishme se iPhone 6 Plus2

Modeli Mi Note Pro që do të debutohet në muajin Mars, do të jetë padyshim i zjarrtë me një ekran Quad HD, 2,560 x 1,440 piksela, procesor tetë-bërthamor 2GHz Snapdragon 810, 4GB RAM, grafikë Adreno 430, dhe hapësirë për akumulimin e të dhënave me 64GB. Ky model do të kushtojë 533 dollarë, ndërsa çmimi për modelin e lartpërmendur do të jetë 371 dollarë.

Kompania aktualisht nuk ka dhënë asnjë informacion rreth daljes në treg jashtë dyqaneve nga Kina./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY