Xkeyscore mund të ndjek “gjithçka që një përdorues i rëndomtë mund të bëj në internet”

Agjensioni Amerikan për siguri kombëtare (NSA) që në vitin 2008 ka krijuar softuer(Xkeyscore) përmes së cilit analistët, pa leje paraprake, munden të ju qasen e-mailave të prëdoruesëve, online bisedave...

Xkeyscore mund të ndjek “gjithçka që një përdorues i rëndomtë mund të bëj në internet”

Agjensioni Amerikan për siguri kombëtare (NSA) që në vitin 2008 ka krijuar softuer(Xkeyscore) përmes së cilit analistët, pa leje paraprake, munden të ju qasen e-mailave të prëdoruesëve, online bisedave dhe ueb historisë së miljona individëve të targetuar.

Dokumentet për Xkeyscore të cilat i publikoi Guardian, kurse transmeton ItShqip, janë shfrytëzuar për trajnim të të punësuarëve të ri në NSA. Ata zbulojnë se Xkeyscore nuk është sfhrytëzuar vetë, nga antarët e NSA, por edhe analistët e jashtëm kanë pasur qasje deri tek baza e të dhënave e cila ka përmbajtur miliona email adresa, numra telefonik, IP adresa dhe fjalë kyçe të cilat janë kërkuar përmes shfletuesit.

xks12

Në prezentimit e programit thuhet se ai është i gatshëm dhe mundet të mbledh “pothuajse gjithçka që bën një përdorues i rëndomtë në Internet”. Sipas Guardian, sistemi në vitin 2012 ka mbledhur mbi 41 miljard të dhëna personale në periudhën prej vetëm 30 ditë, por për shkak të numrit të madh të të dhënave, disa të dhëna siç janë emailat deponohen vetëm për tre deri në pesë ditë, ndërkaq të dhënat e cakut deri në 30 ditë.

KS3

KS55edit

KS7

Sipas ligjeve amerikane, NSA duhet të ketë urdhër nga gjyqi për të targetuar shtetas amerikan, por nuk i duhet urdhër për të targetuar përdorues jo-amerikan. NSA deklaroi se “Xkeyscore shfrytëzohet si pjesë e mbledhjes legale të informatave”, duke shtuar se me softuerin kanë arritur të arrestojnë 300 terrorist që nga viti 2008. Por, edhe pse agjensioni demantonte se të dhënat i kanë shfrytëzuar analistët e pavërtetuar, megjithatë është e paqartë lidhja me shërbimet e kundërzbulimit të vendeve të tjera. Kohë më parë Der Spiegel publikoi se shërbimi i kundërzbulimit gjerman kanë pasur qasje deri tek të dhënat e Xkeyscore.

Xkeyscore me arritjet e tij e vërteton deklarimin e z. Snouden se “unë, përderisa qëndroj në tavolinën time të punës, mund të përgjoj kë të dua, dhe të qasem deri tek profilet e juaja, madje edhe të gjyqtarëve dhe presidentëve federal, vetëm përmes emailit personal”. Z. Snouden, ish analist në CIA i cili për shkak të publikimit të dokumentit për mbikqyrje është i gjykuar për spiunazh në SHBA, për momentin gjendet në Moskë dhe kërkon azil nga Rusia dhe Ekuadori./itshqip

RELATED BY