YouTube është duke testuar mënyrën e re për gjetjen e përmbajtjes të quajtur Moodwall. Një imazh i pamjes së re u publikua nga James Dart i Guardian, që shfaq mundësinë që “të bëni kërkim për video sipas disponimit”. Disponimet e ndryshme që ofrohen fillojnë nga ‘Funny’ (qesharake), ‘Fast’ (shpejtë) dhe ‘Inspiring’ (inspiruese) dhe deri tek ato më pak tronditëse ‘Catchy’ (tërheqëse) — mbase jo gjithmonë keni dashur të kërkoni video tërheqëse? Nga përshtypjet e para të përdoruesve si duket disponimet atribuohen nga vet YouTube, dhe jo nga përdoruesit.
Janë vërejtur disa përdorues që ankohen për të metat e Moodwall në një sërë temash në forumet përkrahëse të Google, por nuk është e qartë se sa i përhapur është sprovimi i këtij funksioni, ose nëse planifikohet aplikimi i plotë i tij në të ardhmen. Youtube ende nuk ka dalur me ndonjë koment zyrtar rreth kësaj. /itshqip.com