YouTube tani mbështet funksionin për të shikuar video edhe kur jeni jashtë linjës

Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kemi dëgjuar për aftësinë e shumë pritur të Youtube-së për të shikuar videot edhe kur jemi jashtë linjës (offline). Ishte thënë...

YouTube tani mbështet fuknsionin për të shikuar videot edhe kur jeni jashtë linjës1
Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kemi dëgjuar për aftësinë e shumë pritur të Youtube-së për të shikuar videot edhe kur jemi jashtë linjës (offline). Ishte thënë që një funksion i tillë do të jetë në dispozicion në dy plaformat mobile, iOS dhe Android. Po ashtu, Google kishte premtuar se do sillte atë funksion  gjatë Nëntorit të 2013, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.leaf graphic

Ndërkohë, ishte prezantuar që përdoruesit e YouTube-së në Indi do të kenë aftësi të ruajn pamjen e videoklipeve si pjesë e inciativës Android One. Tani, ndoshta ka kaluar një kohë shumë e gjatë, por duket që ky funksion ka marrur rrugën e duhur, pasi që shumë njerëz raportojnë se mund të ruajn pamjet e videove nga Youtube për t’i shikuar më vonë, kur ata nuk janë të kyçur në internet. Ky funksion është në dispozicion vetëm në regjione të caktuara, aktualisht funksionon vetëm në Indi dhe Filipine.

Një numër i madh raportesh tregojnë që ky funksion bazohet në vendndodhjen tuaj dhe nuk është pjesë e përditësimeve për versionet në Android dhe iOS. Nëse ju jeni pjesë e atyre religjoneve të lartëpërmenduara, atëherë një ikonë do të shfaqet tek seksioni për informata tek videot në YouTube. Pasi t’a shkarkoni një video, ajo do të jetë në dispozicion për 48 orë në një sesion të dedikuar brenda aplikacionit. Ende nuk ka është thënë asgjë se kur ky funksion do të jetë në dispozicion ndërkombëtarisht, por për çdo lajm të ri ITshqip padyshim që do ju njoftojë./itShqip

 

RELATED BY