Youtube zyrtarisht paralajmëroi përmbajtjen e saj origjinale

Youtube javën e kaluar paralajmëroi se do të publikojë partnerët e saj me të cilët është duke u pregaditur për të shëndruar Youtube-n në gjeneratën e re, televizion kabllovik....

Youtube javën e kaluar paralajmëroi se do të publikojë partnerët e saj me të cilët është duke u pregaditur për të shëndruar Youtube-n në gjeneratën e re, televizion kabllovik. Nuk kaluan as disa ditë dhe Google tash më publikoi disa partnerë interesant që do të jenë përgjegjës për krijimin e përmbajtjes origjinale në Youtube. Momentalisht janë paralajmëruar mbi 90 kanale.

Robert Kincl, personi përgjegjës për partneritetin e Youtube, deklaroi se kanalet origjinale do të shfaqen në Youtube nga muaji i ardhshëm dhe do të funksionojnë për gjith vitin. Ai gjithashtu shtoi se këto kanale do të jenë në dispozicion në gjith paisjet e lidhur në internet, ku do qoftë në botë, dhe do të ofrojmë përmbajtje për çdo shije. Momentalisht kanalet do të ndahen në pesë kategori: Sport, Muzikë, Lajme, Pop dhe Kulturë. Youtube zbuloi se kanalet do të jenë në dispozicion së shpejti.

Përgjegjës për këto kanale, përveç personave të famshëm, në mesin e tyre Ashton Kacher, Madonna, Tony Hawk, Rainforest Wilson, Jay-Z, do të jenë dhe disa kompani nga fusha të ndryshme në mesin e tyre dhe Wall Street Journal, Machinima, IGN, TED, The Onion, InStyle Magazine, Liongate, WWE, dhe shum të tjera.

Google ka investuar 100 milionë dollarë në krijimin e përmbajtjes origjinale, dhe planifikon që investimin e saj të kthen përmes të ardhurave nga marketingu, e cila më pas do të ndahet me partnerët e kontraktuar./itshqip

RELATED BY