Zbulohet Flame, një softuer keqbërës i cili targeton Iranin dhe Izraelin

Kaspersky Lab zbuloi një softuer keqbërës shum të sofistikuar që kishte infektuar rreth 600 sisteme të individëve, kompanive, institucioneve akademike dhe sisteme qeveritare nga shtetet si Irani, Izraeli, Sudani,...

Kaspersky Lab zbuloi një softuer keqbërës shum të sofistikuar që kishte infektuar rreth 600 sisteme të individëve, kompanive, institucioneve akademike dhe sisteme qeveritare nga shtetet si Irani, Izraeli, Sudani, Siria dhe Arabia Saudite, duke ju vjedhur informacione që nga viti 2010.

Flame, siç e quaj softuerin keqbërës(SpyWare), është pjesë e një spiunazhi mirë të koordinuar kibernetik për të cilën duhen resurse nga nivele shtetërore për ta krijuar. Kaspersky nuk ishte inkurajuar akoma për të fajsuar shtete të caktuara, edhe pse si të dyshuar mund të jenë SHBA, Rusia dhe Kina sepse janë shtete me aftësi të mjaftueshme teknologjike për të krijuar softuer të sofistikuar i cili mund të jetë edhe më i rrezikshëm se Stuxnet i cili në vitin 2009-2010 kishte sulmuar Centralet Bërthamore Iraniane.

“Stuxnet dhe Duqu përkasin në një zinxhir të njejtë të sulmeve, që i brengosin të gjith shtetet bërthamore anemban botës.”, thotë themeluesi i Kaspersky Lab, Eugene Kaspersky. “Flame softueri duket si një fazë e re e luftës, dhe është shum me rëndësi të kuptojm se këto sulme kibernetike shum lehtë mund të shfrytëzohen kundër çdo vendi.”

Pas zbulimit të softuerit spiun, një ekip iranian për zbulim të sulmeve deklaroi se kishin krijuar detektor për të zbuluar Flame, në institucione të caktuara Iraniane./itshqip

 

RELATED BY