Zbulohet “internet sulmi më i madh” kundër Francës!

Hakerët duke përdorur phishing teknikat arritën të depërtojnë në 150 kompjuterë të Ministrisë së Finansave të Francës, dhe të vjedhin dokumente lidhur me G-20 organizatën, mbledhje e cila këtë...

Hakerët duke përdorur phishing teknikat arritën të depërtojnë në 150 kompjuterë të Ministrisë së Finansave të Francës, dhe të vjedhin dokumente lidhur me G-20 organizatën, mbledhje e cila këtë vit do të mbahet në Paris. Sulme të ngjajshme ishin takuar edhe në Ministrinë e Finansave të Kanadës, në janarë, kurse Kanada ishte i mysafir i takimit të kaluar të mbledhjes G-20.

Sulmuesit kishin thyer ministrinë franceze duke ju dërguar imellave punonjësve me trojan të ngjitur në dosje .pdf. Interesante është ajo që imellat me kujdes ishin targetuar deri tek individë specifik të ministrisë.

Sulmi, i cili ishte zbuluar para 2 muajve, është shpjeguar nga drejtori i agjencisë franceze për internet siguri ANSII, Patrik Peluks, si “profesional, i vendosur i organizuar”, dhe “spiunazhë e pastërt… një prej sulmeve më të rëndësishme, ndoshta edhe më i rëndësishëm deri më tani në administratën tonë.”

Eshtë zbuluar, se ka pasur përpjekje për të depërtuar edhe në kompjuterët e kabinetit të presidentit Nikola Sarkozi, kryeministrit Fransoa Filon dhe Ministrisë për Punë të Jashtme.

Sulmuesit nuk janë të njohur, por ne e dimë se informacionet e vjedhura nga ministria franceze janë dërguar deri tek serverët në Kinë. Megjithatë, ajo mund të përdoret për tu fshehur gjurmët e vërteta të sulmuesve. Përndryshe, Kina është pjesë e organizatës G-20.

Franca do të arnojë mbi 10.000 kompjuterë me qëllim që të parandalojë sulme të ardhëshme./itshqip.com

RELATED BY