Plotësuese: HTC konfirmoi se ka lëshim sigurie në telefonat e tyre Android

 HTC në një deklaratë zyrtare konfirmoi lëshimin serioz të sigurisë në telefonat e tyre i cili ishte zbuluar tek Android Platforma. HTC në këtë deklaratë përsëriti se telefonat...

[plotësuese 05.10.2011] HTC në një deklaratë zyrtare konfirmoi lëshimin serioz të sigurisë në telefonat e tyre i cili ishte zbuluar tek Android Platforma. HTC në këtë deklaratë përsëriti se telefonat e tyre të zgjuar të cilët punojnë në Android kanë lëshim sigurie e cila mund të keqpërdoret nga një palë e tretë. Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se ky lëshim do të rregullohet sa më shpejtë që është e mundur.

Sipas HTC, vet softueri i instaluar i cili shkakton këtë lëshim, nuk paraqet kërcënim për infomatat përdoruesve, mirpo egziston mundësia që ky lëshim të keqpërdoret nga aplikacionet malicioze. HTC gjithashtu deklaroi se deri më tani nuk ka asnjë përdorues i cili është sulmuar përmes këtij lëshimi, ose aplikacioni.

Aktualisht jemi duke punuar që të përmisojmë këtë lëshim sigurie, dhe porsa të rregullojmë do të ketë një verzion të ri të aplikacionit të përmisuar, përdoruesit do të njoftohen që të shkarkojnë dhe ta instalojnë atë. Rekomandohet që përdoruesit menjëher të instlaojnë këtë aplikacion të përmisuar pasi të jetë gati. Deri atëherë HTC ju bën me dije përdoruesve se me të vërtetë egziston lëshim sigurie edhe atë serioz në telefonat HTC, dhe që të kenë kujdes çfar aplikacione instalojnë.

[/plotësuese]

Telefonat e zgjuar HTC të cilët përdorin sistemin operativ Android, duke përshi edhe modelet EVO Shift 4G, Mytouch 4G Slide, Evo 3D, Evo 4G dhe Thunderbolt kanë lëshim sigurie i cili mundëson qasje në informacione personale. Deri në këtë zbulim erdhi hulmtuesi Trevor Ekart, i cili zbuloi këtë lëshim me Android Police. Në një blog post shkruan se gjat update të fundit të softuerit nga ana e HTC, janë instaluar disa mjete për logim të cilët mbledhin informacione personale.

Sipas Artem Rusakovski nga Android Police, më këto mjete për logim edhe aplikacionet më të shpeshta me qasje në internet, mund të vijn deri tek informatat personale siç janë lista e profileve të përdoruesve, duke përfshi edhe e-mail adresat, GPS lokacionet, si dhe historin e lokacioneve, numrat e telefonave, mesazhet SMS, etj. Përveç informacioneve të lartëpërmendura, telefoni i tijë EVO 3D kishte zbuluar edhe informata tjera për rrjetin, duke përfshi edhe Ip adresat, pastaj informata të plota rreth memories, njoftimet aktive, listën e aplikacioneve të instaluara, dhe shum informata të tjera.

“Teorikisht, është e mundur që të klonohet një paisje duke përdorur vetëm një pjesë të vogël të infomatave të thyera”, tha z.Rusakovski.

Mënyra për të korrigjuar këtë dobësi është duke fshir dokumentin sistematik të quajtur Htcloggers, por për këtë përdoruesit duhet të bëjnë jailbreak telefonin e tyre, me çka do të duhej të përshëndeten me garancionin e paisjes. Htclogger mund të gjendet në /system/app/Htcloggers.apk./itshqip

 

RELATED BY