Zbulohet lëshim serioz i sigurisë në telefonat HTC

Telefonat e zgjuar HTC të cilët përdorin sistemin operativ Android, duke përshi edhe modelet EVO Shift 4G, Mytouch 4G Slide, Evo 3D, Evo 4G dhe Thunderbolt kanë lëshim sigurie...

Telefonat e zgjuar HTC të cilët përdorin sistemin operativ Android, duke përshi edhe modelet EVO Shift 4G, Mytouch 4G Slide, Evo 3D, Evo 4G dhe Thunderbolt kanë lëshim sigurie i cili mundëson qasje në informacione personale. Deri në këtë zbulim erdhi hulmtuesi Trevor Ekart, i cili zbuloi këtë lëshim me Android Police. Në një blog post shkruan se gjat update të fundit të softuerit nga ana e HTC, janë instaluar disa mjete për logim të cilët mbledhin informacione personale.

Sipas Artem Rusakovski nga Android Police, më këto mjete për logim edhe aplikacionet më të shpeshta me qasje në internet, mund të vijn deri tek informatat personale siç janë lista e profileve të përdoruesve, duke përfshi edhe e-mail adresat, GPS lokacionet, si dhe historin e lokacioneve, numrat e telefonave, mesazhet SMS, etj. Përveç informacioneve të lartëpërmendura, telefoni i tijë EVO 3D kishte zbuluar edhe informata tjera për rrjetin, duke përfshi edhe Ip adresat, pastaj informata të plota rreth memories, njoftimet aktive, listën e aplikacioneve të instaluara, dhe shum informata të tjera.

“Teorikisht, është e mundur që të klonohet një paisje duke përdorur vetëm një pjesë të vogël të infomatave të thyera”, tha z.Rusakovski.

Mënyra për të korrigjuar këtë dobësi është duke fshir dokumentin sistematik të quajtur Htcloggers, por për këtë përdoruesit duhet të bëjnë jailbreak telefonin e tyre, me çka do të duhej të përshëndeten me garancionin e paisjes. Htclogger mund të gjendet në /system/app/Htcloggers.apk./itshqip

RELATED BY