Zhvilluesi i Flappy Bird tregon arsyjen e largimit të lojës nga PlayStore dhe iOS

Loja Flappy Bird kohëve të fundit ka fituar interes mjaft të madh duke arritur vendin e parë në dyqanet mobile si Play Store dhe iOS në të cilat ka...

Zhvilluesi i Flappy Bird tregon arsyjen e largimit të

Loja Flappy Bird kohëve të fundit ka fituar interes mjaft të madh duke arritur vendin e parë në dyqanet mobile si Play Store dhe iOS në të cilat ka marrur miliona shkarkime.

Sidoqoftë, pasi kjo lojë kaq e thjeshtë arriti majat, zhvilluesi i Flappy Bird vendosi të largojë këtë lojë nga dyqanet e cekura më lartë. Deri sot arsyje e fshirjes së lojës nuk ishte e qartë, por kishte disa spekulime si kërcënim me vdekje ndaj zhvilluesit, paditë e shumta etj.

Megjithatë, arsyeja është shumë e thjeshtë, Flappy Bird është fshirë nga dyqanet pasi që zhvilluesi e cilësonte atë si lojë problematike dhe që ka trazuar shumë njerëz. Ky nuk ishte qëllimi i krijuesit të lojës, pasi që loja ishte projektuar të luhet për argëtim dhe relaksim. Nugyen mendoi se kjo lojë ka shkaktuar probleme të ndryshme tek shumë njerëz madje edhe ka ndryshuar jetën e tyre.

Edhe pse loja i ka sjellur zhvilluesit 50.000 dollarë në ditë nga reklamat, ai nuk e morri parasysh atë dhe e fshiu lojën nga iOS dhe PlayStore pasi që atë nuk e shqetësojnë të hollat. Po ashtu, Dong Nguyen planifikon të përqëndrohet në projekte të tjera duke pretenduar se do arrijë sukses sikur Flappy Bird./itShqip

RELATED BY