Zolt mbush çdo pajisje me USB kabull

Mbajtja e shumë mbushësve për të furnizuar pajisjet telefonike, laptopat, tabletat me bateri mund të jetë vërtetë e mërzitshme. Por duket që për këtë çështje është përkujdesur kompania Zolt...

Zolt mbush çdo pajisje me USB kabull

Mbajtja e shumë mbushësve për të furnizuar pajisjet telefonike, laptopat, tabletat me bateri mund të jetë vërtetë e mërzitshme. Por duket që për këtë çështje është përkujdesur kompania Zolt që ofron mbushës të përgjithshëm për mbushjen e të gjitha pajisjeve me USB kabull.

Mbushësit nga Zolt ofrojnë tri hapësira USB për mbushje duke ju lejuar të vendosni telefonin, tabletën, kamerën, dronin, apo çfarëdo pajisje tjetër që ka USB kabull. Një funksion interesant që Zolt ofron është aftësia për të rrotulluar deri në 90 shkallë pajisjen edhe pasi të vendoset për mbushje.

Nëse ju pëlqen ajo që shikuat, ju mund të porositni mbushësin Zolt në tri ngjyra (vjollcë, portokalli, zezë) për 80 dollarë. Kur mbushësit të zënë vend edhe tek dyqanet me pakicë, çmimi i tyre do të rritet edhe për 20 dollarë. Mbushësit për MacBook nuk janë ende në dispozicion, por aksesorët e tillë do të ofron më vonë./itShqip

RELATED BY