Zyrtare: Aplikacioni Google Camera arrin në PlayStore

Google lansoi një aplikacion i cili rifreskon kamerën e pajisjeve me Android. Aplikacioni i quajtur Google Camera, që tani është në dispozicion për t’u shkarkuar në Play Store. Tipari...

Zyrtare Aplikacioni Google Camera arrin në PlayStore

Google lansoi një aplikacion i cili rifreskon kamerën e pajisjeve me Android. Aplikacioni i quajtur Google Camera, që tani është në dispozicion për t’u shkarkuar në Play Store.

Tipari më i dukshëm i aplikacionit Google Camera është Lens Blur, i cili ju lejon përdoruesve të ndërrojnë pamjen e fotografisë së shkrepur duke e bërë atë me mjegullë në pjesë të caktuara. Po ashtu, është edhe një opsion tjetër i cili ju lejon ta ndryshoni nivelin e fokusit.

Zyrtare Aplikacioni Google Camera arrin në PlayStore1

Edhe efekti Panorama është përmirësuar tek ky aplikacion i ri. Përdoruesit tani mund të shkrepin foto të rezolucionit të lartë.

Gjithashtu edhe Photo Sphere është i pranishëm, ku fotografët mobil mund të shkrepin foto në 360 shkallë deri në 50 Megapiksel.

Kamera nga Google është në dispozicion në të gjithë telefonat e mençur dhe tabletat me Android 4.4 apo ndonjë version më të ri. Ju mund të shkarkoni aplikacionin duke klikuar në linkun e mëposhtëm./itShqip

Google Camera

RELATED BY