Zyrtare: Galaxy A7, telefoni më i hollë nga Samsung

Derisa Samsung ende nuk kishte mbaruar me prezantimin e Galaxy A7, kompania ekspozoi pajisjen në Malajzi, gjatë lansimit të telefonave të mençur Galaxy A3 dhe Galaxy A5. Kjo është...

Galaxy A7, telefoni më i hollë nga Samsung

Derisa Samsung ende nuk kishte mbaruar me prezantimin e Galaxy A7, kompania ekspozoi pajisjen në Malajzi, gjatë lansimit të telefonave të mençur Galaxy A3 dhe Galaxy A5. Kjo është hera e parë që Samsung prezanton pajisjen Galaxy A7, duke konfirmuar jo vetëm ekzistencën e tij, por edhe funksionet.

Ashtu siç ishte raportuar më parë, Galaxy A7 është vetëm 6.3mm i hollë, duke u bërë telefoni më i hollë i mençur që ndonjëherë kompania Samsung ka krijuar.

Galaxy A7 është i krijuar nga metali,  është dukshëm më i gjatë sesa A5, me ekran 5.5 inç dhe 1080 x 1920 piksela. Ky telefon gjithashtu ofron më shumë fuqi në përpunimin e të dhënave duke iu falënderuar procesorit tetë bërthamor 1.5 GHz Snapdragon 615. Kamera prapa 13 megapiksel, bateria 2600 mAh dhe sistemi operativ Android KitKat janë gjithashtu pjesë e pajisjes.

Bazuar në ueb faqen Malajziane SoyaCincau, Galaxy A7 do të debuhet muajin e ardhshëm, transmeton ITshqip.com . Para debutimit në Malajzi, pajisja do të lansohet në Korenë Jugore me një çmim prej 400 dollarëve./itShqip

RELATED BY