Zyrtare: LG lanson pajisjen e mençur LG G2

LG ka lansuar zyrtarisht pajisjen e saj të shumë përfolur, LG G2, këtë pasdite në Nju Jork. Pas shumë thashethemeve dhe lëshimeve të fotove të LG G2, LG sjelli...

Zyrtare LG lanson pajisjen e mençur LG G2

LG ka lansuar zyrtarisht pajisjen e saj të shumë përfolur, LG G2, këtë pasdite në Nju Jork.

Pas shumë thashethemeve dhe lëshimeve të fotove të LG G2, LG sjelli zyrtarisht këtë pajisje në Nju Jork.

Nuk ka shumë të reja rreth kësaj pajisje që më parë nuk janë zbuluar, por është interesante dizajni apo zgjedhja që ka bërë LG pasi që butoni për ngritje apo ulje të zërit së bashku me butonin për ndezje të pajisjes gjendën në pjesën e pasme të pajisjes.

LG është i hollë 8.9mm, ka ekran 5.2 inç me kualitet të plotë HD, procesor Snapdragon Quad-Core 2.26GHz dhe 2GB RAM. Po ashtu, pajisja vjen me 32GB ose 16GB hapsirë të intergruar, 13 mega-piksel kamerën e pasme dhe sigurisht mbështet rrjetin 4G LTE standart.

LG G2 vjen me një mori karakteristikash të reja dhe funksione të ndryshme të cilat ju mundësojnë të përdorni këtë pajisje në mënyrë sa më të thjeshtë dhe sa më të lehtë.

LG do shpërndajë pajisjen LG G2 gjithësej në 130 vende të ndryshme gjatë tetë javëve të ardhshme duke filluar me Korenë Jugore, Amerikën Veriore dhe Evropën. Për fat të keq, kompania nuk ka specifikuar ndonjë datë apo çmim por sidoqoftë ITshqip do ju lajmëroi rreth qdo të reje të kompanisë./itShqip

RELATED BY