Zyrtare: Microsoft lanson Windows 8.1

Microsoft ka lëshuar përditësimet duke sjellur versionin, Windows 8.1, dhe që tani është në dispozicion për t`u shkarkuar nga përdoruesit. Përditësimet sjellin shumë ndryshime në Windows 8 duke përmirësuar...

Windows 8.1 ITshqip.comss
Microsoft ka lëshuar përditësimet duke sjellur versionin, Windows 8.1, dhe që tani është në dispozicion për t`u shkarkuar nga përdoruesit.

Përditësimet sjellin shumë ndryshime në Windows 8 duke përmirësuar dhe rregulluar gjërat për të cilat njerëzit janë ankuar. Njëri prej ndryshimeve më të mëdha të Windows 8 ka qenë heqja e butonit Start, por tani Microsoft ka kthyer atë në Windows 8.1 .

Windows 8.1 tani ju mundëson kontrollim më të mirë gjithashtu edhe aplikacionet do kenë mundësi për t`u monitoruar në dy ekrana.

Microsoft ka përditësuar disa nga aplikacionet themelore të Windows 8 dhe ka shtuar edhe disa karakteristika të reja. Internet Explorer 11 tani mbështet WebGL, ndërsa aplikacioni Mail ka një ndërfaqe më të mirë sesa më parë.

Steve Ballmer ishte mjaft krenarë dhe deklaroi se Microsoft tani do sjell më shpejtë përditësimet në mënyrë që e ardhmja e Windows-it të jetë më e mirë.

Pra, nëse jeni duke përdorur Windows 8 , atëherë mos humbni kohë klikoni këtu për të shkarkuar përditësimet për Windows 8.1./itShqip

RELATED BY