Zyrtare: Nokia lanson Lumia 1020

Dje pasdite kompania finlandeze Nokia zyrtarisht ka lansuar modelin e fundit, Nokia Lumia 1020. Tek ky model Nokia është fokusuar kryeshisht tek kamera e cila është 41 mega-piksel dhe...

Zyrtare Nokia lanson Lumia 1020

Dje pasdite kompania finlandeze Nokia zyrtarisht ka lansuar modelin e fundit, Nokia Lumia 1020.

Tek ky model Nokia është fokusuar kryeshisht tek kamera e cila është 41 mega-piksel dhe ka teknologjin e fundit të sensorve PureView.

Sensorët PureView kombinojnë shtatë piksela në një proces të quajtur ‘oversampling’ që iu jep mjaft detaje kur ju përdorni funksionin për të zmadhuar. Lumia 1020 gjithashtu mund të rekordoi video 1080p dhe ka blic të kombinuar Xenon dhe LED për të përmirësuar pamjen.

Stabilizimi optik i imazheve është një lajm i mirë për ata që kanë duar të lëkundshme dhe kjo do aktivizohet kur ju të përdorni butonin për shkrepje të fotos. Sipas Nokia-së, kjo pajisje është projektuar për të krijuar një sistem të ri i cili përbëhet prej motorëve që mundësojnë të mbajnë stabilitetin kur gjërat janë në lëvizje.

Gjithashtu ka edhe shumë funksione të tjera duke përfshirë edhe ekspozimin dhe fokusin.

Lumia 1020 është pajisje me ngjyrë të verdhë të ndritshme, me ekran Amoled HD+ 4.5 inç, rezulicion 1280×768 dhe procesor Dual Core 1.5 GHz.

Kjo pajisje e mençur ka 2GB RAM dhe 32GB hapsirë të intergruar dhe gjithashtu vjen edhe me 7GB hapsirë në SkyDrive.

Sipas disa burimeve thuhet se Lumia 1020 do arrijë në Britani të Madhe më 26 Korrik dhe do ketë një çmim rreth 300 dollar./itShqip

RELATED BY