Zyrtare: Prezantohet përditësmi i Windows 8.1

Kompania Microsoft zyrtarisht ka prezantuar përditësimin e sistemit operativ Windows 8.1 në konferencën e mbajtur në San Francisko. Përditësimi i Windows 8.1 është në dispozicion për të gjithë konsumatorët...

Kompania Microsoft zyrtarisht ka prezantuar përditësimin e sistemit operativ Windows 8.1 në konferencën e mbajtur në San Francisko. Përditësimi i Windows 8.1 është në dispozicion për të gjithë konsumatorët duke filluar nga 8 Prilli.

Prezantohet përditësmi i Windows 8.1

Përditësimi i Windows 8.1 është i përqëndruar më shumë në funksionet e navigimit të miut dhe tastierës. Gjithashtu edhe Taskbar ka marrur një ndryshim të rëndësishëm ku ju mund të shihni të gjitha aplikacionet kur vendosni kursorin në qendër të ekranit.

Me përditësimin e Windows 8.1, konsumatorët mund të vendosin të gjitha aplikacionet në Taskbar. Po ashtu, mund të vendosni në Taskbar edhe aplikacionet që gjenden në Windows Store.

Gjithashtu, Microsoft ka prezantuar edhe funksione të reja në fillim të rinisjes së pajisjes dhe që tani ju mund të njoftoheni për të gjitha aplikacionet e reja.

Përditësimi i Windows 8.1 sjell përmirësime edhe tek shfletuesi Internet Explorer, i cili tani ofron më shumë funksione për konsumatorët e ndërmarrjeve. Versioni i fundit i sistemit operativ Windows 8.1 do shfaqet automatikisht brenda javës./itShqip

RELATED BY