Zyrtare: Samsung lanson Galaxy K Zoom

Samsung zyrtarisht ka lansuar pajsjen Galaxy K Zoom, i cili është pasuesi i Galaxy S4 Zoom i vitit të kaluar. Në pjesën mbrapa të telefonit, Galaxy K Zoom ka...

Zyrtare Samsung lanson Galaxy K Zoom

Samsung zyrtarisht ka lansuar pajsjen Galaxy K Zoom, i cili është pasuesi i Galaxy S4 Zoom i vitit të kaluar.

Në pjesën mbrapa të telefonit, Galaxy K Zoom ka kamerën me 20.7 megapiksel, sensor 1/2.3 BSI CMOS dhe objektiv me 10x, 24-240mm F3.1-6.3. Telefoni ka blic Xenon me fokusim automatik LED, ndërsa përpara telefonit është kamera prej 2 megapiksel.

Galaxy K Zoom ka ekran 4.8 inç, rezolucion 1280×720 me ekran Super AMOLED, procesor Exynos 5 Hexa SoC me gjashtë bërthama, katër me 1.3GHz ARM Cortex A7 dhe dy me 1.7GHz Arm Cortex A15, 2GB RAM, 8GB memorje të intergruar dhe hapsirë për microSD deri në 64GB, mbështet LTE, Bluetooth, Wi-Fi, NFC, ka bateri 2.430 mAh dhe sistemin operativ Android 4.4 KitKat.

Galaxy K Zoom do jetë në dispozicion në muajin Maj në tri ngjyra: bardhë, zezë dhe blu, me një çmim prej 499 euro./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY