Zyrtare: Shpaloset telefoni luksoz Vertu Signature Touch

Prodhuesi i telefonave të mençur luksoz Vertu prezantoi pajisjen e fundit , Signature Touch. Telefoni me Android KitKat posedon performancat shumë të larta dhe një çmim jo të zakonshëm...

Prodhuesi i telefonave të mençur luksoz Vertu prezantoi pajisjen e fundit , Signature Touch. Telefoni me Android KitKat posedon performancat shumë të larta dhe një çmim jo të zakonshëm prej 11.300 dollarë.

Zyrtare Shpaloset telefoni luksoz Vertu Signature Touch

Vertu Signature Touch ka procesor katër bërthamor 2.3GHz Qualcomm Snapdragon 800 Soc, 2GB RAM memorie dhe 64GB memorie. Ekrani i pajisjes është 1080p 4.7 inç me xham safir.

Ajo që është interesante tek pajisja është kamera,  e cila është 13 megapikselë me Dual LED të akorduar nga centrali elektrik Hasselbald dhe me kamerë para 2.1 megapikselë.

Zyrtare Shpaloset telefoni luksoz Vertu Signature Touch 1

Hasselblad nuk është e vetmja markë që Vertu ka bashkpunuar. Zëri i telefonit të mençur është akorduar nga Bang & Olufsen. Prodhuesi i produktit për zë është gjithashtu furnizues edhe i kufjeve dhe disa altoporlantëve pa tela si aksesorë shtesë.

Njëkohësisht Vertu Signature Touch mbështet rrjetin LTE, ka bateri 2,275 mAh dhe mbështet mbushjen pa tela Qi. Signature Touch do të jetë në dispozicion për t’u porositur brenda këtij muaji./itShqip

RELATED BY