Zyrtarizohet Microsoft Lumia 535

Telefoni i parë i mençur nga Windows Phone që mban emrin e kompanisë Microsoft tani është zyrtarizuar. Microsoft Lumi 535 do të debutohet nëpër dyqane në këtë muaj në...

Zyrtarizohet Microsoft Lumia 535

Telefoni i parë i mençur nga Windows Phone që mban emrin e kompanisë Microsoft tani është zyrtarizuar. Microsoft Lumi 535 do të debutohet nëpër dyqane në këtë muaj në dy variante; me një ose dy SIM karta.

Microsoft Lumi 535 ka çip Qualcomm Snapdragon 200 me procesor katër bërthamor 1.2GHz, 1GB RAM, 8GB memorie të intergruar, që mund të rritet përmes hapsirave për kartat microSD.

Ekrani i pajisjes është 5 inç me rezolucion qHD (960×540 piksela), dhe Gorilla Glass 3. Lumia 535 ka kamerë 5 mega-pikselë, peshon 146 gram dhe ka dimensionet 140.2 x 72.4 x8.8mm, si dhe baterinë 1.905mAh.

Pajisja ka sistem operativ Windows Phone 8.1 me Lumia Denim. Sigurisht, edhe do të ofrojë akses falas në shërimet e Microsof-it.

Microsoft Lumi 535 do të jetë në dispozicion me një numër të madh ngjyrash dhe do të kushtoj rreth 110 Euro pa taksa dhe subvencione./itShqip

 

RELATED BY