1.2 miliardë telefona të mençur janë shitur brenda vitit 2014

Bazuar në institutin gjerman për kërkime GfK, vetëm brenda vitit 2014 janë shitur gjithsej 1.2 miliardë telefona të mençur që rezulton në një rritje prej 23% nga viti 2013,...

1.2 miliardë telefona të mençur janë shitur brenda vitit 2014

Bazuar në institutin gjerman për kërkime GfK, vetëm brenda vitit 2014 janë shitur gjithsej 1.2 miliardë telefona të mençur që rezulton në një rritje prej 23% nga viti 2013, transmeton ITshqip.com.

Për vitin e kaluar ishte Kina ajo që arriti të shes më së shumti pajisje duke shitur kështu 346.5 milionë telefona të mençur deri në tremujorin e katërt të vitit 2014, një rritje prej 19% nga viti 2013, në të cilin ishin shitur 292 milionë telefona të mençur. Përveç Kinës, shitjeve të tepër të mëdha arriti edhe Amerika Latine, regjion i cili pësoi një rritje për 59% në krahasim me vitin 2013 duke shitur kështu 109.5 milionë telefona të mençur.

Telefonat e mençur me ekran 5 inç apo më të mëdh kishin një rritje prej 180% në vitin 2014, gjë e cila u bë edhe arsyeja kryesore që ndikoi në rënien e shitjeve të tabletave. GfK shton se këta telefona me ekrane të mëdha janë gjithashtu segment kryesor në industrinë e viti 2015.(ITshqip)

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY