06/Dec/2014
Sony festoi 20 vjetorin e PlayStation gjatë kësaj jave. Për këtë 20 vjetor, kompania lëshoi një version të limituar të PlayStation 4, me dizajn klasik dhe me pamje origjinale si konsola e parë e PlayStation.
Vetëm 12.300 konsola të tilla janë prodhuar dhe do të jenë në dispozicion për t’u porositur që nga sot. Ashtu si dizajni i vitit 1994, DualShock 4 dhe PlayStation Camera janë ngjyrosur në të njëjtën mënyrë.
Gjithashtu edhe kontrolluesi DualShock 4 ka pamje të veçantë pasi që duket njëjtë si kontrolluesi i parë i kompanisë. Po ashtu, në këtë pajisje është përdorur logoja e njëjtë me atë para 20 viteve si dhe një tjetër shenim që tregon për 20 vjetorin e PlayStation./itShqip
Categories
Gaming