71% e të gjitha orave të mençura janë shitur nga Samsung

Nëse ju keni ndonjë orë të mençur, atëherë shanset janë të mëdha që ajo të jetë nga kompania Samsung. Kjo është ajo se qfarë tregojnë hulumtimet e fundit në...

71 e të gjitha orave të mençura janë shitur nga Samsung

Nëse ju keni ndonjë orë të mençur, atëherë shanset janë të mëdha që ajo të jetë nga kompania Samsung. Kjo është ajo se qfarë tregojnë hulumtimet e fundit në markete. Samsung është aktualisht në pozitën e parë në botë sa i përket pajisjeve që mund të vishen.

Gjiganti i teknologjisë Koreane ka arritur të shes 500.000 ora të mençura brenda tremujorit të 2014, që është një numër i madh në krahasim nga vitin 2013, që gjatë tërë vitit janë shitur vetëm 1 milionë njësi. Ky është një indikacion që do të thotë se pajisjet që mund të vishen do të bëjnë bujë në markete.

Një sukses i madh i kompanisë Samsung vjen edhe nga dominimi i marketeve, por edhe mungesa e orave të tjera të mençura është faktor kuntribues.

Megjitatë, kjo nuk do të thotë se këtu nuk ka konkurencë. Ora nga LG, G Watch do të lëshohet në fund të muajit Maj, si dhe kompanitë – Motorola, HTC dhe Asus pritet që të bashkangjiten në këto ora të mençura së shpejti.

HTC supozohet se do të lansojë orën e mençur në gjysmën e dytë të këtij viti,  Asus do të debutojë në muajin e ardhshëm. Ndoshta më e veçanta e orave të mençura do të jetë Moto 360 nga Motorola,  e cila do të lëshohet së bashku me pajisjen Moto x+1.

Pra, gjatë muajve të ardhshëm do të lansohen shumë ora të mençura, se a do të arrijë Samsung të shijojë ende dominimin në markete atëherë do t’a kuptojmë së shpejti./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY