Aplikacioni falso ‘The Interview’ vjedh llogaritë bankare

The Interview , filmi tepër i diskutueshëm që la kinematë madhështore dhe u shpërnda për t’u shikuar online (vetëm në SHBA) në platformat mobile dhe në YouTube, duket që...

Aplikacioni 'The Interview' vjedh të llogaritë bankare

The Interview , filmi tepër i diskutueshëm që la kinematë madhështore dhe u shpërnda për t’u shikuar online (vetëm në SHBA) në platformat mobile dhe në YouTube, duket që ka realizuar ëndërrat e disa keqpërdoruesve.

Nuk është e çuditshme që pas atyre polemikave të mëdha të vinte edhe ana negative që solli një aplikacion falso në Android, i cili kishte marrur rrugën për në Korenë Jugore duke ‘premtuar shkarkim’ të filmit. Megjithatë, aplikacioni si qëllim kishte vjedhjen e llogarive bankare të përdoruesve të cilët shkarkonin këtë aplikacion në pajisjet e tyre.

the interview app falso

Hulumtuesi i sigurisë Graham Cluley në një post shpërndau disa detaje rreth aplikacionit duke thënë se aplikacioni falso në Android përmban trojan që është identifikuar nga programi kundër virusave McAfee, që si objektiv qëllimi ka konsumatorët e disa bankave koreane si dhe një bank internacionale (Citibank).

Bazuar nga Cluley, rreth 20.000 pajisje janë infektuar deri tani, transmeton ITshqip. The Interview , një komedi nga Sony Pictures që shfaq atentatin ndaj liderit të Koresë Veriore Kim Jong-un, është filmi më i shikuar i kompanisë Sony dhe gjendet në krye të listës së videove më të shikuara në YouTube.

Filmi ka arritur të fitoi 15 milionë dollarë nga shpërndarësit online brenda ditëve të para të lëshimit, por gjithashtu filmi zgjoi pluhur edhe në uebfaqet me torrent./itShqip

Categories
Software

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment
  • Lorrie Gandhy
    21 December 2019 at 01:08

    I’m grateful for having you as a friend!

  • Leave a Reply

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    RELATED BY