Apple do ndalojë Siri-n në pajisjet e vjetra

Kur u lëshua iPhone 4S me Siri, kishin punë edhe hakerët edhe zhvilluesit, të cilët ishin kurreshtarë të shohin nëse mund ta instalojnë atë edhe në iPajisjet me të...


Kur u lëshua iPhone 4S me Siri, kishin punë edhe hakerët edhe zhvilluesit, të cilët ishin kurreshtarë të shohin nëse mund ta instalojnë atë edhe në iPajisjet me të vjetra se 4S.

Ndërsa ata kanë arritur ta bëjnë këtë, procesi i instalimit të Siri-t në pajisjet me të vjetra se iPhone 4S do të ndalohet nga vetë Apple, edhe nëse përdoret serveri SiriProxy.

Ka pasur raporte se përdoruesit të cilët kanë instaluar Siri-n në pajisjet me të vjetra se iPhone 4S, Siri nuk ka punuar. Pas hetimeve të mëtejshme, duket se shkaku i mospunimit të Siri-t është një farë “SetActivationToken” që përmban listën e fajllave dhe fotografive që pamundëson përpjekjen për të komunikuar me serverat e Siri-t.

Meqenëse instalimi i Siri-t po bëhet i pamundur, atëherë do të ju rekomandonim që ta bleni modelin e fundit të iPhone, iPhone 4S./itshqip

Categories
Lajme

Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+

RELATED BY