Sipas një raporti që vije nga Tajvani, kompania Apple pritet të sjell iPhone 6S me 2GB RAM. Bazuar në këtë raport, Apple do të përdorë teknologjinë e re LPDDR4 që lejon transmetimin e sinjaleve për 34 GBps, duke mos konsumuar energji më shumë se teknologjia aktuale, transmeton ITshqip.com. Apple iPhone 6 dhe Apple iPhone 6 Plus aktualisht posedojnë 1GB RAM duke përdorur teknologjinë e vjetër LPDDR3.
Apple me sa duket kishte të vështirë të vendoste se cilën teknologji të përdorë në modelin e ardhshëm të iPhone-it, pasi që teknologjia LPDDR4 kushton 35% më shumë sesa LPDDR3. Përveç kësaj, Apple ishte e shqetësuar edhe për disponueshmërinë e çipave të rijnë si pasojë e çështjeve të prodhimit në Micron.
Megjithatë, pasi që ka dyfishuar sasinë e RAM-it në iPad Air 2 në 2GB, kompania Apple mendohet se do të bëjë të njëjtën gjë edhe ne modelin e ardhshëm të iPhone-it./itShqip