Apple lëshon versionin iOS 8.2 Beta

Tashmë e dimë që Apple Watch do të lansohet brenda tre muajve të parë të këtij viti, por këtu kemi një dëshmi të lansimit që përputhet me versionin madhështor...

Apple lëshon versionin iOS 8.2 Beta

Tashmë e dimë që Apple Watch do të lansohet brenda tre muajve të parë të këtij viti, por këtu kemi një dëshmi të lansimit që përputhet me versionin madhështor të ardhshëm nga iOS.

9to5Mac ka vërejtur që versioni i fundit beta iOS 8.2 për iPhone shton mbështetjen e Bluetooth për Apple Watch. Paneli i ri i gjetur në menynë e iPhone-it tek Bluetooth gjithashtu përmend një “aplikacion për Apple Watch,” duke konfirmuar që ora e mençur e kompanisë do të shoqërohet edhe me një aplikacion.

Versioni aktual i iOS është 8.1.2, por informatat e reja nuk tregojnë që versioni 8.2 do të vijë pastaj. Në fakt, sipas një raporti të lëshuar në Dhjetor nga Macrumors, versioni i ardhshëm padyshim që do të jetë 8.1.3, duke ofruar përditësime të vogla, transmeton ITshqip.com.

Derisa Apple ka njoftuar zyrtarisht se Apple Watch do të lansohet “në fillim të 2015”, një raport që është publikuar së fundmi tregon që ora e mençur e kompanisë Apple do të lansohet në muajin Mars./itShqip

Categories
Software

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY