Apple rrit çmimin minimal të aplikacioneve

  Apple ka rritur çmimin minimal për aplikacione në dyqanin App Store. Apple njoftoi për këto ndryshime në muajin Dhjetor dhe tani është duke i aplikuar ato në të...

 

Apple rrit çmimin minimal të aplikacioneve1

Apple ka rritur çmimin minimal për aplikacione në dyqanin App Store. Apple njoftoi për këto ndryshime në muajin Dhjetor dhe tani është duke i aplikuar ato në të gjitha vendet e Evropës dhe në Kanada.

Tarifa e kompanisë Apple për dyqane të ndryshme është duke shkuar për mrekulli. Çmimi tani përfshin TVSH-në e përshtatur për dyqane të regjioneve të ndryshme, ku të gjitha këto do të mblidhen nga qeveria lokale.

Deri në vitin 2015, Apple dërgonte të gjitha blerjet në Evropë përmes Luksemburgut, ku TVSH-ja për mallrat digjitale është vetëm 3%. Çmimi minimal i aplikacioneve në App Store tani është 1.19 dollarë në Kanada, 0.99 euro në Unionin Evropian dhe 0.79 funta për Britani të Madhe.

Kjo marrëveshje është përfunduar sipas udhëzimeve të BE-së, që shqyrton problemet mbi vlerën e taksave të mallrave digjitale. Google Play Store, Amazon App Store dhe shërbimet e tjera të ngjashme duhet të aplikojnë rregullat e njëjta./itShqip

Categories
Software

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY