Arrestohet edhe një pjesëtar tjetër i grupit ‘Lizard Squad’

Policia arrestoi një 18-vjeçar në Southport të Britanisë së Madhe që dyshohet se ishte përfshirë në sulmin ‘DDoS’ që rrëzoi sistemin PlayStation Network dhe Microsoft Xbox vitin e kaluar....

Sony rikthen online rrjetin e PlayStation

Policia arrestoi një 18-vjeçar në Southport të Britanisë së Madhe që dyshohet se ishte përfshirë në sulmin ‘DDoS’ që rrëzoi sistemin PlayStation Network dhe Microsoft Xbox vitin e kaluar.

“Ne jemi ende në hapat e parë të hetimit, këtu ka ende punë për tu bërë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me agjencinë FBI për të identifikuar persona që kryejnë vepra të tilla,” tha Craig Jones, drejtor i njësisë së krimeve kibernetike në SEROCU, transmeton ITshqip.com.

PlayStation Network dhe Xbox Live pësuan një sulm të rëndë gjatë Krishtlindjeve, ku të dy shërbimet nuk ishin në dispozicion për disa ditë. Lizard Squad ishte grupi i hakerëve që qëndruan prapa këtij sulmi.

Më 31 Dhjetor të 2014, policia britanike njoftoi që kishte arrestuar një pjesëtar të grupit Lizard Squad, ku këta të fundit e konfirmuan arrestimin e tij më vonë përmes  një llogarie në Twitter./ITshqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY