Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Komisioni Evropian mori pozicionin e pazakontë pas një mosmarrëveshje lidhur me marrëveshjen midis SHBA dhe BE për mbrojtjen e të dhënave. Sipas autoriteteve evropiane, i ashtu-quajturi “US-EU Safe Harbor Framework” për transferimin e të dhënave nuk i mbron evropianët nga spiunazhi i SHBA-ve. Prandaj, të dy institucionet kanë lëshuar këshilla për qytetarët: “Nëse ju keni një profil në Facebook duhet të merrni në konsideratë mbylljen e saj” thonë nga Ars Technica transmeton itShqip.com.
Vendimi i Gjykatës Evropiane për Drejtësi është bazuar kryesisht në dokumentet konfidenciale që Agjencia e Sigurimit të SHBA (NSA) përgjon internetin. Dokumentet që i publikoi ish analisti i NSA, Edward Snowden, ku njoftoi se egziston një projekt i cili quhet PRISM Project dhe i cili u lejon SHBA-ve mbledhjen e të dhënave nga Yahoo, Microsoft, Apple, Google dhe Facebook, prandaj ky vendim i gjykatës i referohet edhe këtyre kompanive jo vetëm rrjetit social.
Për mbrojtje nga Project PRISM, Evropa filloi me projektin e realizimit të “Safe Harbor Framework” që do t’ju lejojë kompanive një lloj të strehimit, duke lejuar transferimin e të dhënave pa i transferuar ata në Shtetet e Bashkuara. Për fat të keq tani për tani kjo zgjidhje akoma nuk është zbatuar.
[ft_alert type=”error”] “Safe Harbor është një kornizë politike dhe ekonomike e nevojshme për të cilën jemi në negociata dhe është mirë për ta lënë këtë në duart e komisionit e cila do të kërkojë të sigurojë qytetarët tanë”, thonë nga International Association оf Privacy Professionals./itShqip.com [/ft_alert]