HTTP apo Hypertext Transfer Protocol është një pjesë qendrore e WWW (World Wide Web) që i lejon një shfletuesi të lidhet me një ueb server për të ngarkuar faqen e kërkuar. Të mërkurën, Mark Nottingham, drejtori ekzekutiv i grupit punues në IETF HTTP njoftoi që standardi i ri HTTP/2 tani është kompletuar tërësisht dhe është aprovuar.
Kjo është vërtetë një punë e madhe pasi që hera e fundit që HTTP është përditësuar ishte në vitin 1999. Tani, pas 16 viteve HTTP/2 premton se do të sjell ndryshime dhe përmirësime të mëdha në mënyrën se si interneti operon, transmeton itShqip.com
HTTP/2 tani do të ngarkoj uebfaqet më shpejtë duke sjellur gjithashtu edhe funksione të reja si dërgimin e dy apo më shumë kërkesave në HTTP brenda kohës së njëjtë.
Google tashmë ka njoftuar që do të ofrojë HTTP/2 sa më shpejtë në shfletuesin Chrome, ndërkohë që edhe Firefox pritet të ndjek hapat e njëjtë. Pra, brenda disa muajve ne do të shohim një ueb më të shpejtë si në pajisjet Desktop ashtu edhe tek ato mobile.(ITshqip)