Të humbasësh një pajisje është vërtete shpifëse, por të ndryshosh më pas të gjitha fjalëkalimet për t’u siguruar që vjedhësi mos të arrijë deri në llogarinë tuaj bankare duket që është një gjë edhe më e keqe. Pra, kjo është arsyeja që pajisjet e mrekullueshme Chrome OS mund të bllokohen në rast se vidhen apo humbin, sigurisht vetëm nëse janë kompjuterë që përdoren në ndërmarrje, biznese apo shkolla.
Google ka prezantuar këtë funksion si pjesë e përditësimeve tek konsola e stafit udhëheqës, dhe sipas François Beaufort, punonjës i gjigandit Google, nuk ka asnjë mënyrë deri tani që të punojë edhe tek kompjuterët personal, transmeton itShqip.com.
Të gjithë ata që përdorin ndonjë Chroomebook në punë apo shkollë duhet vetëm të pyesin IT konsulentin për të bllokuar pajisjen nga larg përmes sistemit kontrollues të bazuar në ueb. Pas kësaj, njerëzit që hapin pajisjen tuaj do të shohin vetëm ekranin e mbyllur me adresën dhe numrin e telefonit të kompanisë apo shkollës, në mënyrë për të dërguar pajisjen tek pronari i ligjshëm./itShqip