Cortana së shpejti edhe në Office

  Microsoft do të sjell asistentin e tij digjital Cortana edhe në paketën Office. Gjigandi softuerik është aktualisht duke testuar aplikacionin “Work Assistant” që është i dizajnuar për të...

 

Cortana së shpejti edhe në Office11

Microsoft do të sjell asistentin e tij digjital Cortana edhe në paketën Office. Gjigandi softuerik është aktualisht duke testuar aplikacionin “Work Assistant” që është i dizajnuar për të hapur, redaktuar dhe shpërndarë dokumentet duke përdorur komandat e zërit përmes Cortana-s. Aplikacioni fillestar nga Microsoft është vetëm një prototip tani për tani, por burime të afërta me kompaninë tregojnë që qëllimi është të integrojë asistentin Cortana brenda pakos Office në të dy platformat, mobile dhe desktop.

Ne mund të shohim së shpejti shërbimin Cortana tek platformat iOS dhe Android, të paktën me funksionet themelore që asistenti digjital i kompanisë Microsoft ofron. Business Insider ka raportuar që Julie Larson-Green, drejtuesja e pakos Office, ka konfirmuar se Cortana do të marr rrugën për në sistemet operative dhe integrimi në Office është pjesë e planit për asistentin digjital, transmeton itShqip.com

Microsoft ka përmirësuar vazhdimisht teknologjinë Cortana, madje e ka integruar atë edhe brenda sistemit operativ Windows 10 dhe shfletuesit Spartan. Drejtori ekzekutiv i Microsoft-it, Satya Nadella, i drejtohet shpesh teknologjisë Cortana si një shembull i aplikacioneve dhe shërbimeve që kompania do të ofrojë në të ardhmen./itShqip

Categories
Software

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY