Mercedes më në fund ka treguar konceptin më të ri të automjetit autonom i cili është thjesht i mrekullueshëm.
Qëllimi i automjetit, siç thotë Mercedes është për ta ngritur përvojën e përgjithshme të udhëtimit personal. Dhe po këtë dizajnerët e Mercedes-it e kishin realizuar me sukses.
Emri i plotë i automjetit është F015 Luxury in Motion, i cili është pak i gjatë për ta shqiptuar, por në rregull sepse teorikisht nëse ndonjë ditë do ta blini atë, do të keni kohë për t’ia mësuar emrin përderisa automjeti do të vozitet vetë.
Për arsye se automjeti vetë menaxhohet nuk ka nevojë për monitorim të vazhdueshëm, F015 ka një kuartet tek ulëset të cilat mund të kthehen dhe të shndërrohen në një enterier të dhomës së ndenjës, transmeton Itshqip.com
Sigurisht kuptohet që sfida më e madhe tek automjetet autonome nuk është pozicionimi i karriges së shoferit, por tek mënyra se si automjeti e interpreton atë dhe botën rreth saj, dhe njëkohësisht të njëjtën i mundëson edhe pasagjerëve. Në kabinën e automjetit ka gjashtë ekrane të cilat janë të lidhura me sensora të cilat mundësojnë të kontrolloni automjetin me gjeste të duarve, lëvizjen e syve, si dhe me prekje në ekran./Itshqip.com