Facebook blen rrjetin QuickFire

Facebook njoftoi të Enjten që ka blerë rrjetin QuickFire, një infrastrukturë për video, në mënyrë që të zgjerojë dhe përmirësojë eksperiencën e videove në faqe. “Videot janë pjesë shumë...

Facebook blen rrjetin QuickFire

Facebook njoftoi të Enjten që ka blerë rrjetin QuickFire, një infrastrukturë për video, në mënyrë që të zgjerojë dhe përmirësojë eksperiencën e videove në faqe.

“Videot janë pjesë shumë e rëndësishme në Facbook,” tha një zëdhënës në një deklaratë të dërguar me e-mail adresë. “Ne jemi të kënaqur që kemi sjellur rrjetin QuickFire si pjesë e bordit tonë për të vazhduar ofrimin e kualitetit të lartë të videove tek 1.3 miliardë persona që përdorin Facebook-in.”

Ky grup i vogël kishte filluar punën në vitin 2012 për të zvogëluar vargun e frekuencave që kërkohet nga videot për t’u konsumuar pa humbur kualitetin. Vetëm një pjesë e anëtarëve të grupit do t’i bashkëngjiten rrjetit social Facebook si pjesë e blerjes së operacioneve QuickFire.

Kjo blerje vjen në kohën kur hapësira për video online është duke u përmirësuar. YouTube është duke u ballafaquar me talentët më kreativ, ndërsa Twitter pritet të lansojë një produkt për video në një të ardhme të afërt.

Në fillim të kësaj jave, Facebook njoftoi që ka blerë Wit.ai, një kompani tjetër e vogël që zhvillon njohjen e zërit. Çmimi i marrveshjes me rrjetin QuickFire mbetet ende i pa zbuluar./itShqip

 

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY