Facebook gjatë verës do të testojë dronin e internetit

Facebook njoftoi gjatë Konferencës F8 se po krijon dronë, satelitë dhe laserë në laboratorin e saj për të shpërndarë internetin në të gjithë botën. Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark...

Facebook

Facebook njoftoi gjatë Konferencës F8 se po krijon dronë, satelitë dhe laserë në laboratorin e saj për të shpërndarë internetin në të gjithë botën. Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, prezantoi dronët “Aquila”, të cilët funksionojnë me energji diellore. Kompania do të testojë këta dronë gjatë verës.

Droni do të ketë krahë të gjata sa të një avioni Boeing 767, por do të peshojë më pak se një makinë për shkak të materialeve me të cilat do të krijohet. Pesha e lehtë do e ndihmojë dronin të fluturojë për disa javë, muaj ose vite me radhë, duke përdorur vetëm energjinë diellore.
“Qëllimi ynë me projektin Internet.org është që të ofrojmë shërbimet më bazike të internetit tek çdo person në botë,” shkroi Zuckerberg në llogarinë e tij zyrtare në Facebook./arbresh.info/

Categories
toplajmWeb

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY