Filmat ‘4D’ sjellin shiun dhe borën në kinema

Shumica  e njerëzve do e konsideronin shikimin e filmave si një mënyrë për të mënjanuar motin me shi, por nëse shkoni në kinema 4DX atëherë së bashku me ju...

Filmat 4D sjellin shiun dhe borën në kinema

Shumica  e njerëzve do e konsideronin shikimin e filmave si një mënyrë për të mënjanuar motin me shi, por nëse shkoni në kinema 4DX atëherë së bashku me ju do të jenë edhe shiu me borën. Kinematë “4D”, që së pari zënë vend në brigjet amerikane në vitin e kaluar, sollën ekranet e mëdha, zërat bombastik, aromën ( e luleve, barutit), erën madje edhe zjarrin.

Kompania në CinemaCon të Las Vegas-it që gjendet prapa 4DX, CJ Group, do të demonstrojë efekte të reja, përfshirë stuhitë me shi, borë dhe temperaturat e larta. Por, pse do dëshironit të lageni nga uji, të mbuloheni nga mjegulla apo të ngriheni nga bora derisa shikoni filma? Kjo është vërtetë një pyetje e  mirë, për të cilën CJ Group thotë se do të ofronte një eksperiencë më të pasur tek shikuesit. Sidoqoftë, mbetët të shihet se si njerëzit do të ndihen ndaj ndonjë stuhie brutale nga rëra./itShqip/

Categories
Lajmetoplajm

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY