Firefox 15 premton përditësime vërtetë të shpejta

Mozilla po përpiqet që t’i përmbahet planprogramit të saj për të ofruar një version të përfunduar të Firefox brenda çdo pesë deri gjashtë javësh, këtë edhe po e arrin....

Mozilla po përpiqet që t’i përmbahet planprogramit të saj për të ofruar një version të përfunduar të Firefox brenda çdo pesë deri gjashtë javësh, këtë edhe po e arrin. Ehsan Akhgari nga ekipi i shfletuesit, ka pohuar se versioni plotësisht i rafinuar i Firefox 15 do të duhej arritur në serverët e shkarkimit më 29 Gusht.

Kur të ketë arritur, versioni i ri kryesisht do të zgjerojë përditësimet e heshtura që përdoruesit e Windows së pari i ndeshën në Firefox 12: përsëritjet e ardhshme në të gjitha platformat do të instalojnë vetveten në prapavijë dhe, duhet të jenë vërtetë të gatshme për përdorim në hapjen e ardhshme të shfletuesit.

Përveç këtij ndryshimi qëllimisht subtil, versioni i përfunduar 15 edhe mëtutje do të mbështes Opus audio si dhe të zvogëloj përdorimin e tepërt të memorjes nga shtojcat (add-ons). Të shpresojmë se nuk do t’i vërejmë këto ndryshime shume shpejtë.

Përmirësim: Firefox 15 tashmë mund të shkarkohet nga faqja amë ose përmes funksionit të përditësimit.

Categories
Software

Kujtimi është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar. Është punëtor në mërgim, entuziast i Teknologjisë dhe Informatikës.

RELATED BY