04/Feb/2014
Ndoshta për dikë, Flappy Bird nuk ka nevojë të prezantohet. Kjo lojë e njohur për thjeshtësinë e saj e cila nuk ju merr kohë për ta mësuar procedurën, ka fituar vëmendjen e shumë përdoruesve.
Objektivi i lojës është që të mbani zogun vazhdimisht në ajër duke kaluar pengesat e paraqitura. Qëndrimi i zogut në ajër bëhet vetëm duke prekur ekranin e pajisjes tuaj.
Flappy Bird është një lojë falas e lansuar së pari në iOS pastaj edhe në Android, ka një madhësi 2.4MB e cila nuk ju zë hapsirë të madhe.
Së fundi, zhvilluesit e lojës kanë konfirmuar se Flappy Bird do jetë në dispozicion brenda dhjetë ditëve edhe për përdoruesit e sistemit operativ Windows Phone.
Megjithatë, ju mund të shkarkoni Flappy Bird për Android dhe iOS duke klikuar më poshtë.
Categories
Gaming