Flappy Bird do të rikthehet si një lojë më pak problematike

Pas një pritje shumë të gjatë, Flappy Bird do të rikthehet në App Store në muajin Gusht. Kreatori i lojës, Dong Nguyen, ka zbuluar disa detaje të reja për...

Flappy Bird do të kthehet si një lojë më pak problematike

Pas një pritje shumë të gjatë, Flappy Bird do të rikthehet në App Store në muajin Gusht. Kreatori i lojës, Dong Nguyen, ka zbuluar disa detaje të reja për mënyrën se si do të luhet kjo  lojë.

Flappy Bird i ri do të ketë aftësinë për të luajtur me dy apo më shumë lojtar dhe do të jetë më pak problematike. Nuk është ende e qartë si do të jetë mënyra e lojës ose sa ndryshe do të jetë nga versioni orgjinal, por gjithsesi fasat nuk do të presin gjatë për ta kuptuar këtë.

Zhvilluesi vendosi aplikacionin në muajin Shkurt, dhe pasi loja u ngrit në krye të listës në AppStore dhe Google Play, loja u ndjek me një numër të madh zënkash në Twitter dhe  bëri bujë edhe në YouTube nga përdoruesit e irrituar. Disa ngacmuan dhe kërcënuan Nguyen-in në Twitter për krijimin e lojës aq të vështirë dhe problematike.

Në atë kohë, Nguyen tha se loja që ai kishte krijuar brenda tri ditëve kishte ” shkatrruar jetën e tij të thjesht “, pavarësisht faktiti se ai kishte raportuar se fitonte nga loja 50.000 dollarë brenda dite nga popullariteti i madh i lojës.

Më pas Nguyen mbylli lojën, por fasnat iu lutën që ta kthenin atë. Së pari zhvilluesi ishte i pavendosur për kthimin e heroit flutures, pastaj tha se do ta mendoj këtë. Më vonë, ai konfirmoi se do ta rilansoj lojën, e cila do të jetë ” më e mirë ” sesa origjinali, por fansat nuk duhet ta presin atë së shpejti.

Nguyen me sa duket ka qenë i zënë në krijimin e lojërave të tjera, duke përfshirë atë në të cilën një njeri kërcente ndërmjet ndërtesave.

Dong Nguyen bëri një cicërimë për të hedhur një shikim paraprak në lojen e tij  të ardhshme duke thënë ”  ndërkohë njerëzit mund të harrojnë lojën Flappy Bird”./itShqip

Categories
Gaming

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY