Francesco Totti bën ‘selfie’ me iPhone 6

Festimi i një goli është njëri prej momenteve më të lumtura në futboll, por Francesco Totti e çoi këtë në një nivel ndryshe. Ai është njëri prej lojtarëve italian...

Francesco Toti krijon 'selfie' më të famshëm në futboll

Festimi i një goli është njëri prej momenteve më të lumtura në futboll, por Francesco Totti e çoi këtë në një nivel ndryshe. Ai është njëri prej lojtarëve italian më të famshëm që luan për ekipin Roma. Pas shënimit të golit të dytë në derbin kundër Lazios, Totti doli jashtë fushe për të shkrepur një ‘selfie’ në një iPhone 6.Francesco Toti krijon 'selfie' më të famshëm në futboll1

I pyetur pse e bëri atë, Totti u përgjigj “Edhe pse është trend, unë nuk bëjë shumë ‘selfie’ sepse dua që jeta ime private të qëndroi e tillë, por kjo ishe një ngjarje e veçantë, diçka që duhet mbajtur mend për një kohë të gjatë.”

Kjo me siguri është ‘selfie’ më i famshëm në futboll që është bërë ndonjëherë. Në muajin Mars të vitit të kaluar, Bradley Cooper bëri një ‘selfie’ që kishte arritur një milionë pëlqime brenda 60 sekondave. Ky ‘selfie’ ishte bërë me Samsung Galaxy Note 3, për të cilën kompania Samsung pretendonte se ishte diçka spontane./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY