Galaxy S6 do të jetë i trashë vetëm 6.9mm?

Krijuesi i kopertinave OBLIQ ka shpalosur dizajnin e fundit të kopertinave nga seria SLIM Meta duke konfirmuar njëkohësisht edhe trashësinë prej 6.9mm të telefonit të ardhshëm Galaxy S6. Kopertinat...

Galaxy S6 do të jetë i trashë vetëm 6.9mm1

Krijuesi i kopertinave OBLIQ ka shpalosur dizajnin e fundit të kopertinave nga seria SLIM Meta duke konfirmuar njëkohësisht edhe trashësinë prej 6.9mm të telefonit të ardhshëm Galaxy S6.

Kopertinat e lëshuara së fundmi zbulojnë kamerën, blicin LED, sensorin për monitorimin e rrahjeve të zemrës si dhe butonat e tjerë të pajisjes Galaxy S6 që Samsung pritet ta prezantojë më 1 Mars.

Samsung Galaxy S6 mendohet se do të bartë çipin e ri tetë-bërthamor Exynos 7, ekran 5.1 inç QHD Super AMOLED dhe 3GB RAM. Ndërsa kamera prapa e pajisjes është thënë se do të mbështet OIS dhe do ofroj një kualitet shumë të lartë me 20 megapiksel.(ITshqip)

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter

RELATED BY