Qasja në faqen më të madhe për video, YouTube duket se do të rikthehet në Turqi pasi vendimit të marrur nga gjykata më e lartë e vendit.
Bllokimi i YouTube-së u vendos në fund të muajit Mars, menjëherë pas transmetimit të videove në YouTube që pretendohet se kishin përmbajtje korrupsioni.
Tani, gjykata kushtetuese e Turiqisë ka thënë se bllokimi ka shkelur lirinë e shprehjesë. Gjykata ka informuar autoritetet e telekomit të vendit duke iu thënë atyre të largojnë bllokin e vendosur tek kjo faqe.
Vendimi i marrur është parë si një qortim për qeverinë e kyreministrit Rexhep Taip Erdogan, i cili ka qenë një kritik i mprehtë i Twitter-it dhe YouTube-së.
Të dy faqet ishin të bllokuara gjatë këtij viti pas publikimit të regjistrimeve të takimeve. Regjistrimi i publikuar në YouTube kishte të bëjë me diskutimet për ndërhyrjen në Siri dhe tjetri supozohet se kishte zbuluar korrupsion në mesin e njerëzve të afërt të Erdoganit.
YouTube ishte bllokuar edhe më parë në Turqi, bllokim i cili u larguar tri vite më vonë./itShqip