Google Earth Pro, versioni premium i shërbimit të famshëm Google Earth nga gjigandi kërkimor Google, tani është falas. Google tani ofron falas këtë shërbim për të gjithë duke e larguar tërësisht çmimin prej 400 dollarëve që shërbimi premium kërkonte për një vit të tërë.
Nëse keni dëshirë të bëni matje 3D apo të krijoni video të kualitetit të lartë HD rreth botës, tani keni shansin. Ju mund të shkarkoni numrin serik apo çelësin e programit direkt nga Google dhe të filloni udhëtimin tuaj global online.
Nëse gjatë viteve të kaluara keni paguar 400 dollarë për këtë shërbim, ky lajm padyshim se është i bezdisshëm për ju. Sidoqoftë, ndryshe nga versioni standard i Google Earth, versioni premium Google Earth Pro vjen me disa funksione që mundësojnë shtypjen e imazheve deri në 4800 x 3200 piksela, importimin në mënyrë automatike të mijëra adresave që keni mbërthyer në hartë, si dhe matjen e distancave duke përdorur qarqet, poligonet apo shtigjet. Meqenëse shërbimi tashmë ka filluar të ofrohet falas, Google vazhdon ende të qëndrojë e heshtur duke mos treguar arsyet e publikimit të kësaj vegle pa pagesë./itShqip